ANORIA është një nga kompanitë e para private në Shqipëri e krijuar në vitin 1993. Aktiviteti i saj është fokusuar në importimin, prodhimin, tregëtimin dhe instalimin e sistemeve të hijëzimit dhe të mbulesave të dyshemesë.

Vit pas viti ne rritëm cilësinë, shtuam gamën e produkteve, rritëm numrin e punonjësve dhe akoma jemi në kërkim të përmirësimeve, për të arritur standartet e bashkëpunëtorëve tanë Europian. Një ndër hapat e parë është Çertifikimi i produkteve tona mbi bazë të standartit ISO 9001:2008 në QUALITY MANEGMENT SYSTEM. 

– ky është slogani që udhëheq rrugëtimin tonë.

“Ne nuk bëjmë kompromise në lidhje me kualitetin e produkteve tona” – kjo është motoja e Anoria-s.

Partnerët tanë, nga vendet e Europës Perëndimore, janë emrat më të shquar në tregjet europiane. Bashkëpunimet tona janë të ngushta me emra si Coulisse, Ragolle, Balta Group, Balterio, IVC Group, etj. Falë fokusit në cilësi, tendencave të reja, shërbimit profesional, Anoria flet gjuhën e së ardhmes në sajë të:

  • Kualitetit maksimal të produktit
  • Shërbimit cilësor dhe korrekt
  • Stafit të kualifikuar dhe të gatshëm në çdo kohë
  • Bazës materialo-teknike të teknologjive më të fundit
  • PRODUKTET TONA
  • SISTEME HIJËZIMI TË BRËNDSHME

Falë bashkëpunimit të hershëm me Coulisse si dhe falë dëshirës së madhe për të sjellë pranë tregut sisteme moderne dhe koleksione inspiruese, mund të themi se jemi lider në sektorin e sistemeve të hijëzimit për më shumë se 24 vjet. Ne ofrojmë pafundësi zgjedhjesh si dhe përditsim në kohë reale të trendeve më të fundit të pëlhurave, llojeve të sistemeve, aksesorëve, etj  në varësi të nevojave të gjithësecilit. Gama jonë përfshin të gjitha llojet e sistemeve të hijëzimit si: veneciane, vertikale, panel track, roman shade, roller, double roller, skylight, honeycell dhe pleated. Këto sisteme janë të ndryshme, të larmishme dhe të avancuara. Ato vijnë tek ju me një stil unik të dallueshëm duke ju përshtatur shijeve apo nevojave të çdo situate në ambjentet ku ju jetoni ose punoni. Paleta e ngjyrave është e larmishme dhe përmban trendet më të fundit të kohës. Pikat tona të forta fillojnë që nga prodhimi i këtyre sistemeve deri në montimin me sukses të produktit.

Ne krijojmë hijen duke u dhënë hijeshi ambjenteve tuaja”

  • SISTEME HIJËZIMI TË JASHTME

Përdorimi i hijëzuesve nga dielli në fazën e projektimit të ndërtesës është nje element shumë i rëndësishëm, duke marrë parasysh funksionin që ato duhet të kryejnë. Avantazhi i sistemit të hijëzimit të jashtëm është ai  që absorbon dhe reflekton rrezet përpara dritares. Falë kësaj ai e mbron në mënyrë natyrale ambjentin nga mbinxehja dhe në të njëjtën kohë ul koston e mirëmbajtjes së ndërtesës.

Përdorimi i  sistemeve mbrojtëse ndaj diellit ndihmon në përfitimin e një ekuilibri të diellit dhe hijes, i cili minimizon rrezet e diellit që përplasen nëpër monitore dhe rregullon komfortin termik. Ne ofrojmë zgjidhjen më të mirë dhe një gamë të gjërë sistemesh hijëzimi, që të gjitha së bashku bëjnë menaxhimin e energjisë diellore më efektive.

  • PARKET – LAMINAT

Ju përshtatemi në mënyrë perfekte trendeve të vitetve të fundit në fushën e laminateve, të  cilat vijnë natyrshëm në dyshemetë tuaja. Inspirimi kryesor vjen nga natyra, të cilat si rezultat i një pune të përsosur, sjellin për ne një produkt të një cilësie superiore dhe tërësisht unike në llojin e vet. Falë një koleksioni të gjërë dizajnesh, Anoria reflektohet në shijen e hollë dhe të rafinuar të çdo klienti. I qëndrohet idesë që gjithësecili prej nesh duhet të shohë në dyshemenë e tij personalitetin e vet. Qëndrimi në shtëpi duhet të kthehet në një nga aktivitetet më të parapëlqyera të secilit prej nesh. Cilësia është një detaj mbi të cilën ne nuk bëjmë kompromis.

“Ne krenohemi për një nivel të lartë ndaj përkujdesjes tuaj”

  • MOKETE TË BRËNDSHME apo TË JASHTME / PLLAKA MOKETI

Qëllimi kryesor i joni është të ofrojmë produkte cilësore nën vulën e sigurisë, për të sjellë tek klientët produkte jetëgjatë.

Nën divizionin tomë qëndrojnë gjithashtu 3 brande shumë të rëndësishëm si:

ITC është një nga prodhuesit më të mëdhenj të moketeve me përbërje poliamid për ambjente rezidenciale dhe komerciale. Gama e moketeve, është e gjerë, ato ndahen sipas përbërjes, sipas strukturës, ngjyrës, lustrës, gjërësisë dhe përdorimit.

Arc Edition përkufizon nivelin më të lartë të cilësisë përsa i takon moketeve me përdorim komercial. Ky emër ështe i duhuri për të kënaqur shijet e një arkitekit, dizenjuesi si dhe është gjithmonë në kërkim për të arritur një performancë optimale që një dysheme tekstile mund te ofrojë.

Kreativitet, inovacioni, ngjyrat dhe dizajnet lindin si pasojë e nevojave që ka klienti. Arc edition mundohet gjithmonë që të jetë një hap para në të gjithë sektorët e saj, fokusuar gjithmonë tek dyshemetë tekstile.

Modulyss dizenjon dhe prodhon pllaka moketi për një treg internacional, duke përqafuar njëkohësisht shijet e shumë arkitektëve dhe dizenjuesish. Pllakat e moketit vijnë me një bankë të pasur ngjyrash, teksturash ndaj dhe pamja që ato krijojnë përcjell stil dhe tendencë. Puna kolosale që bëhet në këtë kompani, respekton në mënyrë të vazhdueshme mjedisin ku punon. Pllakat e moketit janë lehtësisht të montueshme dhe në mirmbajtje. Për këtë arsye Anoria punon me më të mirët pë të sjellë për Ju produkte të garantuara.

Ne nuk bëjmë kompromis përsa i takon cilësisë”

  • SHTRESË VINILI – PVC

Dyshemetë me vinil janë një nga zgjidhjet më të qëndrueshme dhe të përballueshme që ofron tregu në ditët e sotme. Në varësi të vinilit që ju zgjidhni, shpenzimet mund të jenë deri në 70 për qind më pak në krahasim me materiale të tjera. Niveli i lartë i qëndrueshmërisë, kostoja e ulët e mirëmbajtjes dhe përshtatja në ambjent e bëjnë dyshemenë me vinil një zgjidhje shumë popullore për përdorim në ambjente rezidenciale dhe komerciale.

Moduleo ne pllakë, sjellim për ju një zgjidhje luksoze përsa i takon shtresave të vinilit, me një pamje krejtësisht natyrale. Kombinojmë autenticitetin dhe bukurinë që të falin produktet natyrale, me inovacionin dhe jetëgjatësinë e teknologjisë në fushën e vinilit. Mundësitë për personalitet në përzgjedhje janë të shumta, pasi dhe vet poduktet nuk kanë përsëritje të imazhit në vetvete. Falë teknologjisë Protectonite PU, shtresat moduleo është rezistente, higjenike, nuk rëshqet, është absorbuese e zërit, karakteristika të cilat e bëjnë këtë brand të përshtatshëm për çdo dhomë duke përfshirë tualetet, kuzhinat, restorante, dyqane apo zyra.

Leoline, ofron pafundësi zgjedhjesh dhe tekstura për dyshemet tuaja në vinil. Dyshemeja do të dukej jo vetëm e njëtrajtshme  por dhe teksturat janë aq të vërteta sa krijojnë ndjesi. Ngjyrat intensete krijojnë pikpamjen sikur i gjithë ambjenti është përfshirë në nje magji.

Leoline përfaqson: cilësi dizajni ekstrem, cilësi superiore, të përshtatshme për trafik të rënduar, të holla në spesor, izolim perfekt, rezistent ndaj gërvishtjet apo ekspozimi ndaj dritës, absorbues, dizajne klasike dhe elegante, jetëgjatësi, lehtësi në instalim dhe mirëmbajtje.

Itec në rulon; përfshin në gamën e saj shtresa vinili në rulon të përshtatshme për ambjente komerciale duke marrë në  konsideratë tipologji ambjentesh të ndryshme. Komerciale apo hapesira publike, ambjente edukative apo spitalore, Itec garanton jetëgjatesi në produktin që ofron.

Një botë e dekoruar poshtë këmbëve tuaja”

  • TAPETE

Jemi të parët në tregetimin e tapetëve dhe prej vitesh përqafojmë standartet më të larta përsa i përket cilësisë në atë çka ofrojmë.  Vit pas viti pasurojmë koleksionet tona, sjellim trendet më të fundit, rritim cilesinë e shërbimit më qëllin e vetëm për tju ofruar klientëve tanë më të mirën e tregut Europian. Koleksionet tona janë të shumëllojshme, gama jone e produkteve pasurohet dita ditës me dizajne të reja. Sot vijmë me 5 tipologji tapetesh: Heatset (polipropilen), viscose chenille (imitacion mendafshi),  wool (përbërje leshi), 100% lëkurë dhe diznej, të cilat i përkufizojmë në dy stile kryesore: klasik dhe modern.

“Ne ju dhurojmë hijeshinë më të butë për shtrojet tuaja”

  • LETËR MURI

Çdo koleksion i sfondit Rasch zhvillon mjedis jetësor dhe për këtë arsye shërben si një bazë elegante për një dekor atmosferik. Përveç një game të gjërë për më shumë se 6000 letra muri, cilësia tekstile nga sfondet e tekstilit deri të pëlhurat dekorative është e pakrahasueshme. Rasch është vlerësuar në mbarë botën për cilësinë e tyre të jashtëzakonshme dhe shije të hollë, me qëllim përmbushjen e një shumëllojshmërie të shijeve dhe kulturave. Këto letra muri sigurojnë dizajne të ndritshme, ngjyra të gjalla dhe stoli me lule, një bukuri natyrore që rrezaton nga muret në të gjithë hapësirën, imitojnë lëkurat, puplat, bimët dhe drurët që ju do të shihni më afër ose do të ndiheni të bindur se është me të vërtetë një kopje jashtëzakonisht e suksesshme!Me letrat e murit nga Rasch ju investoni në produkte të shkëlqyera, të cilat në mënyrë të përkryer theksojnë bukurinë e shtëpive tuaja. Kjo është arsyeja pse ne jemi të kënaqur që ju ofrojmë si leter muri një përzgjedhje të sofistikuar të koleksioneve më të bukura të sfondit Rasch.

“Një bazë elegante për një dekor atmosferik”