Ky sistem është më popullori përsa i takon sistemeve të hijëzimit të jashtme në stilin venecian. Çdo fletë ka skajet e harkuara të cilat i japin sistemit saktësinë e nevojshme. Komandimi i mire i fletëve bën që të krijohet një kontroll shumë i mire i diellëzimit në çdo moment të ditës, gjë që sjell komfort dhe rehati në ambjentet tuaja.

  • Sistem vet-mbajtës.
  • Lastrat e grilës janë në formë C me cepa të kthyer që mundësojnë një përforcim të grilës.
  • Kontrolli i butë i këndit të pjerësimit të lastrave e bën më të thjeshtë rregullimin e intensitetit të dritës.
  • Hapja me mbeshtjellje për kasetat është për mbrojtjen nga abrazioni.
  • E montueshme edhe nën suva.
  • Konstruksion i veshur.
  • Drejtim elektrik ose manual.
  • Gjërësia maksimale arrin në 4.5m ndërsa lartësia maksimale 5m.

Elementët:

  • Kaseta është e përbërë nga shtresa alumini 1.2 ose 2mm të holla. Në varësi të konfigurimeve të ndryshme, ky sistem është i përshtatshëm për çdo zgjidhje.
  • Motori ofron: automatizim të plotë të klimës në ambjent, është silencioz, me komandim të dyfishtë, me pult wireless.
  • Fletët e aluminit janë 0.42mm të holla dhe 80.4 të gjëra. Ato lëvizin përgjatë guidave anësore duke patur një rezistencë të lartë në rast ere.
  • Guidat anësore janë të përbëra prej alumini të ekstraduar ose kavo poliamidi me spesor 3mm çeliku.
  • Elementët tekstil janë prej polisteroli të përforcuar me aramid dhe karakterizohen nga rezistenca e lartë në shtypje dhe tërheqje, janë termikisht të mbrojtura dhe rezistente ndaj rrezatimit UV apo agjentët e tjerë atmosferikë.